Programi i Milanit gjatë botërorit: ja axhenda e menduar nga Pioli!

8 muaj më parë
Programi i Milanit gjatë botërorit: ja axhenda e menduar nga Pioli!

Një plan është shfaqur se çfarë do të bëjë  Milan gjatë Kupës së Botës me ata lojtarë që nuk janë të përfshirë në ekipet e tyre kombëtare. Ka shumë lojtarë të Milanit që shpresojnë të jenë në turneun këtë dimër në Katar si Mike Maignan, Theo Hernandez dhe Olivier Giroud me Francën, Divock Origi, Alexis Saelemaekers dhe Charles De Ketelaere me Belgjikën, Rafael Leao me Portugalinë plus Fikayo Tomori me Anglinë.

Megjithatë, ka edhe futbolliste qe nuk jane kualifikuar si ato te Italise dhe Algjerise, që do të thotë se lojtarë si Sandro Tonali, Davide Calabria, Tommaso Pobega dhe Ismael Bennacer nuk do të largohen ne Katar.

Sipas raportimeve nga edicioni i sotëm i Tuttosport, Milani po planifikon të nisë një mini turne në Dubai gjatë pushimit për Kupën e Botës që do të luhet në Katar nga 20 nëntori deri më 18 dhjetor.

Kuqezinjtë po shqyrtojnë edhe mundësinë për të luajtur disa miqësore për të mos humbur ritmin e ndeshjes, për të mbajtur në gjendje të mirë lojtarët e përmendur. Pioli ka pergatitur nje program te vecante dhe te dedikuar.