Propozimi i ri: Shqipëria ndahet në 6 rajone, shtohen 31 bashki

9 muaj më parë
Propozimi i ri: Shqipëria ndahet në 6 rajone, shtohen 31 bashki

Për sa i përket Reformës Territoriale për modifikimin e bashkive, në opozitën shqiptare nuk ka ndryshim mendimesh. Duket se grupi Alibeaj dhe grupi Berisha kanë të njëjtën mendje.

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike propozon rigrupimin në 6 Rajone, që përmbledhin Rajonin Tiranë-Durrës; Rajoni Shkodër-Lezhë; Rajonin Kukës-Dibër; Rajonin Gjirokastër-Berat; Rajonin Fier-Vlorë dhe Rajonin Elbasan-Korçë. Pra, 92 bashki dhe 6 rajone.

Pas mbledhjes së zhvilluar në Kuvend për konsultimin e Reformës Territoriale u vendos që në draftpropozim e PD-së, afati i fundit për ta dorëzuar është 30 shtatori. Propozimet e Partisë Demokratike për bashkitë që duhet të shtohen:

Bashkia Sukth; Bashkia Fushë-Krujë; Bashkia Farkë; Bashkia Ndroq. Bashkia e Paskuqani i bashkohet Bashkisë Tiranë dhe Zallherri i bashkohet Bashkisë Kamëz. Bashkia Maqellar, Kastriot dhe Lurë në qarkun Dibër.

Bashkia Shpirag në qarkun Berat. Bashkia Dukagjin dhe Velipojë në Qarkun Shkodër. Bashkia Shpat dhe Bashkia Bardashesh në qarkun Elbasan. Bashkitë Milot, Orosh, Zadrimë dhe Bregu i Matës në qarkun Lezhë

Bashkitë Levan, Dushk, Ardenicë dhe Fratër në qarkun Fier. Bashkitë Shishtavec dhe Bicaj në qarkun Kukës. Bashkitë Leskovik, Voskopoj, Drenovë, Pojani dhe Stravë në qarkun Korçë. Bashkitë Orikum, Ksamil, Novosel dhe Kote në qarkun Vlorë.