Provoi bishtin e fshesës sa i fortë ishte mbi kurrizin e burrit, gruaja përfundon në polici

1 javë më parë
Provoi bishtin e fshesës sa i fortë ishte mbi kurrizin e burrit, gruaja përfundon në polici

Një grua është ndaluar në Naxos në Greqi pasi ka rra hur të shoqin me fshesë dhe kabllo. Ngjarja është bërë virale dhe ka ngjallur komente dhe reagime të shumta.

Sipas mediave greke, në një fshat në malin Naxos, debati i ashpër mes bashkëshortëve në orët e para të së shtunës ka përfunduar me dhunë fizike ndaj burrit.

Burri shkoi në komisariat dhe e paditi gruan, pasi pretendon se ajo e ka dëmtuarfizikisht me një shkop fshese dhe një kabllo elektrike.

Kjo ka bërë që gruaja të ndalohet mëngjesin e së shtunës. Pas përfundimit të procedurave, ajo me urdhër të prokurorit është liruar.

Ky nuk është një rast shumë i zakontë, pasi zakonisht ndodh e kundërta, por ka dhe raste si ky që ka ndodhur së fundmi në Greqi.

Shoqëria greke është në një krizë të thellë dhe mosmarrëveshjet mes cifteve janë shtuar shumë vitet e fundit dhe pastaj ndodhin situata si kjo.