”Pse e more Markun për lekë?”, Rudina Dembacaj ‘i nxjerr dhëmbët” ndjekësit: Pse ke zili o…

1 muaj më parë
”Pse e more Markun për lekë?”, Rudina Dembacaj ‘i nxjerr dhëmbët” ndjekësit: Pse ke zili o…

Aktorja e njohur e humorit Rudina Dembacaj është një[ ndër personazhet më aktive në rrjetet sociale. Ajo shpesh organizon ‘Ask me a Wuestion’, ku iu përgjigjet pyetjeve të ndjekësve të saj.

Gjithmonë merr shumë komente pozitive si për pamjen e saj dhe për profesionin, por shpesh përballet me kritika sidomos lidhur me bashëshortin e saj Mark Frroku. Rudina gjithmonë është dalluar për karakterin e saj të drejtpërdrejtë dhe që asnjëherë nuk kursen askënd për t’i thënë atë që meriton.

E kështu ka ndodhur edhe me një ndjekës në Instragram së fundmi, kur iu drejtua me pyetjen: “Pse e more Markun vetëm për lekë?”

Siç ishte pyetje ashtu erdhi dhe përgjigjia ku Rudina shkruan: “Po pse kaq zili o non, pse?! S’të ka dashur si Marku mua? Po hape mendjen se ndoshta gjen dhe ti dashuri.”

Pak kohë më parë Rudina Dembacaj ka treguar se ajo dhe Marku janë gati për tu bërë prindër. Rudina dhe bashkëshorti i saj janë prindër të 4 fëmijëve, ku 2 vajza dhe 1 djalë vijnë nga martesa e mëparshme e Markut dhe një vajzë nga martesa e mëparshme e Rudinës. Përveç vajzës së madhe të Markut e cila studion në Amerikë, 3 fëmijët e tjerë jetojnë me çiftin.

Producentja tregoi se bashkëshorti i saj prej kohësh do një fëmijë e tani ka ardhur moment. “Së shpejti do të bëjmë një fëmijë bashkë. Pavarësisht se bashkë i kemi të katër fëmijët. Marku ka pritur boll. Një herë filmi im, pastaj shfaqjet e teatrit, e kam shty goxha 1 fëmijë tjetër. Tani nuk kam çfarë t’i them më se edhe filmi doli”, – tha ajo duke mos treguar nëse është në pritje të ëmbël apo jo. Por sot ajo zbuloi se për momentin “i ka shtyrë” planet për fëmijë.

Në fillim të 2020, aktorja konfirmoi lidhjen me Frrokun, duke postuar në rrjete sociale një foto përkrah tij. Në rrëfimin e parë për lidhjen me Markun, Rudina tregoi se kjo marrëdhënie nisi pas ndarjes së saj nga ish-bashkëshorti, Aleksi. Dembacaj mori në shtator të 2020 propozimin për martesë nga Marku, duke i thënë “Po” përgjithmonë. Ata kurorëzuan me martesë dashurinë e tyre më 1 tetor kur çifti organizoi një festë të madhe në kishë, ku kishte shumë të ftuar VIP.

Nga ana tjetër Rudina Dembacaj ka treguar përherë se ka një marrëdhënie shumë të mirë me ish-partnerin e saj. Fëmija që kanë në mes, Viktoria, ka qenë një nga arsyet kryesore pse ata të dy kanë ruajtur raportet e mira me njëri-tjetrin. Ata dalin bashkë të tre si familje për shëtitje apo për të shijuar momente të veçanta dhe nuk ngurrojnë që këto t’i ndajnë edhe me ndjekësit në ‘Instagram’.