Halloween është nesër e njerëzit mbarë botën përdorin kungujt e gdhendur me pamje të ndryshme, duke i vendosur si zbukurime në shtëpi apo ambiente të tyre.
Përdorimi i tij nuk është tërësisht për shkak të festës së Samhain, në të cilën keltët përdornin rrepa boshe dhe i mbushnin me qymyr të kuq ose qirinj për të udhëhequr shpirtrat dhe për të ndriçuar rrugët, njofton nzoom.biz.
Origjina e përdorimit të kungujve vjen nga koha e kolonizimit të Amerikës dhe historia e Jack O’Lantern, legjenda thotë se Jack ishte një fermer dinak dhe i lig, i cili përdori një kryq druri për të kapur djallin, në mënyrë që ky i fundit mos i merrte shpirtin.
Një version thotë se e mashtroi djallin të ngjitej në pemë molle dhe ta fuste në kurth derisa i premtoi se nuk do t’ia merrte shpirtin, versioni alternativ tregon se Jack po ndiqej nga disa fshatarë kur takoi djallin dhe i tha se kishte ardhur koha që ai të vdiste.
Fermeri i kërkoi të bëhej monedhë me të cilën do paguante mallin e vjedhur dhe fshatarët luftonin për të parë se kush ishte hajduti. Pasi djalli pranoi të bëhej një monedhë, ai futi në thes Jack-un.
Në të dy versionet, Jack lejon djallin të shpëtojë kur ai premton se s’do t’i marrë shpirtin.
Kur ai vdes, shpirti mbeti ende në tokë, pasi s’mund të hynte në parajsë a ferr për shkak të marrëveshjes me djallin, i cili i dha një prush që nuk do të ndalonte kurrë së djeguri për të parë se ku po shkonte. Pasi e mori, Jack e futi në një nga rrepat e tij dhe endej nëpër botë.
Fillimi i përdorimit të kungullit
Që atëherë, irlandezët dhe skocezët filluan të krijonin rrepë me fytyrën e Jack për të larguar djallin dhe të keqen.
Kur u bë kolonizimi në Amerikë, u zbuluan perime tjera si kungujt, për shak të bollëkut dhe korrjes së tyre në vjeshtëm u vendos që të ndërrohen perimet dhe të zëvendësohen rrepat me kungujt. Prandaj, kungulli është bërë simboli i festës së Halloween.