Publiku i adhuron/ Këta janë aktorët e famshëm turk me origjinë shqiptare

1 muaj më parë
Publiku i adhuron/ Këta janë aktorët e famshëm turk me origjinë shqiptare

Serialet turke që prej disa vitesh transmetohen në televizionet shqiptare, kanl zënë një vend të veçantë në zemrat e të gjithë ndjekësve të tyre.

Dihet që ne jemi një popull që i pëlqen telenovelat, por telenovelat që kanë bërë më shumë bujë ne vendin tonë janë ato turke, mbase edhe mlë shumë se ato spanjolle që janë transmetuar vite më parë.

Shumë prej ndjekësve gjithashtu ka krijuar simpati të madhe për shumë nga aktorët turk, por në fakt nl këtë artikull ne do t’iu sjellim disa nga aktorët më të dashur të cilët në të vërtetë janl me origjinë shqiptare.

Për shkak të emigracionit masiv të shqiptarëve drejt Turqisë, kryesisht aty rreth viteve 1923-1939, nuk është çudi që një pjesë e konsiderueshme e aktorëve më të përfolur të momentit, të kenë origjinë shqiptare.

Kivannc Tatlitug lindi në Adana, qytet në Turqi, dhe gjatë një interviste për CNN, deklaroi se i ati ishte shqiptar nga Prishtina. Kivanç, i cili njihet si Brad Pitt i kinematografisë turke, është një nga aktorët më të paguar në Turqi dhe një ndër më të vlerësuarit. Që prej vitit 2002, Tatlitug ka fituar pothuajse të gjitha çmimet ku është nominuar, si “Aktori më i mirë”, “Aktori më i mirë i vitit”, “Aktori më i suksesshëm i vitit”, “Aktori më i preferuar në serialet televizive” etj.

Publiku i adhuron/ Këta janë aktorët e famshëm turk me origjinë shqiptare

Halit Ergenç, i njohur më së shumti përmes rolit të tij në serialin e famshëm “Sulejmani i Madhërishëm”, ka lindur në Stamboll. Gjyshja e tij ishte me origjinë shqiptare dhe gjatë një interviste aktori u shpreh: “Mund ta them me plot gojën se në damarët e mi ka gjak shqiptari.”

Publiku i adhuron/ Këta janë aktorët e famshëm turk me origjinë shqiptare

Engin Altan Düzyatan lindi në Izmir, Turqi, por familjarët nga ana e babit kanë qenë emigrantë shqiptarë nga Prishtina, ndërkohë që pjesa tjetër janë emigrantë turqë nga ish-Jugosllavia. Në mediat turke, Duzyatan nuk e ka mohuar origjinën shqiptare, duke u shprehur se ka një lidhje të fortë me Shqipërinë. Aktori fitoi famë përmes rolit të tij në serialin e famshëm “Ertugrul”, në të cilin luajti nga 2014 deri në 2019-n.

Publiku i adhuron/ Këta janë aktorët e famshëm turk me origjinë shqiptare

Can Yaman, me profesion avokat, është aktor i njohur në Turqi, i cili lindi në Stamboll, por ka origjinë shqiptare. Gjyshi i tij nga i ati ishte emigrant shqiptar nga Kosova, ndërkohë që gjyshja emigrante nga Maqedonia e Veriut. Aktori fitoi famë përmes rolit në serialin “Ekenci Kus”.

Publiku i adhuron/ Këta janë aktorët e famshëm turk me origjinë shqiptare

Baris Arduç ka lindur në Zvicër në një familje me origjinë shqiptare. Origjina e familjes së nënës së tij është nga Vlora. Baris u transferua në Turqi në moshën 8-vjeçare. Ai fitoi famë përmes serialit “Dashuri me qira”. “Kuzgun”, në të cilin ka rol protagonist, është një tjetër serial i suksesshëm turk.

Publiku i adhuron/ Këta janë aktorët e famshëm turk me origjinë shqiptare

Tolgahan Sayisman, bashkëshorti i Almeda Abazit, ka lindur në Stamboll. Tolgahan ka origjinë shqiptare; gjyshi nga i ati ka qenë emigrant shqiptar që u vendos në Izmir duke emigruar përmes Selanikut, Greqi, ndërsa gjyshja ishte emigrante shqiptare nga Maqedonia e Veriut. Përveç kinematografisë, ku ka marrë pjesë në disa prodhime turke si aktor dytësor edhe si protagonist, Tolgahan i është përkushtuar edhe modelingut.

Publiku i adhuron/ Këta janë aktorët e famshëm turk me origjinë shqiptare