Po bëhen rreth 10 vite që kur artistja Shakira dhe Gerard Pique i kanë dhënë fund lidhjes së tzre, por fansat ende nuk e kanë harruar këtë çift dhe ende lidhin hitoritë e tyre të dashurisë me historinë e vjetër.
Pak ditë më parë në rrjet qarkulloi një video ku Pique shfaqej krah një vajze tjetër, teksa shkëmbenin puthje dhe dukeshin shumë të lumtur krah njëri tjetrit. Menjëherë ndjekësit filluan të krahasonin vajzën e re me Shakirn dhe shumë prej tyre mendonin se futbollisti shkonte më shumë me këngëtaren se sa me partneren e re.
Partnerja e re e Pique, Clara Chia, u takua me Pique në Summerfest Cerdanya. ishte emisioni ‘Telecinco’, i cili transmetoi si fillim videon dhe kaq mjaftoi që rrjeti të ziente nga komentet.
Pas kësaj programi ‘Socialite’ gjatë transmetimit të videos ka kontaktuar me miqtë e ngushtë të Shakirës dhe ata kanë treguar se artistja nuk është e kënaqur me qëndrimin e ish-partnerit të saj.
Në fakt pas ndarjes, Shakura dhe pique kishin bërë një marrëveshje, ku asnjërit prej tyre nuk u lejohej që të dilnin në publik me një partner tjetër për një vit.
A do të ndikojë në marrëveshjen e kujdestarisë?
Sipas emisionit “Mediaset”, këngëtarja kolumbiane është “shumë e inatosur”. Ende nuk dihet nëse kjo do të ndikojë në marrëveshjen që ata bënë kur u ndanë dhe që ndikoi në lëvizjen e dy fëmijëve të tyre së bashku me Shakirën në Miami.