A jeni mjaftueshëm i zgjuar për të punuar për Elon Musk një nga personat më të famshëm dhe më kontravers që jeton në tokë? Ai është bilioner dhe ëndrra e shumë personave është të punojnë me të.
Vëreni veten në test dhe zbuloni nëse do mund t’i përgjigjeshit pyetjes që Musk ia bën çdo kandidati – pavarësisht pozicionit të punës ku ai ose ajo po aplikon.
Në ditët e para të Tesla-s, Elon Musk ishte ai që intervistonte çdo kandidat të mundshëm që hynte në dyert e kompanisë dhe ishte vetë personi që i përzgjidhte.
Nuk kishte rëndësi se për çfarë pozicioni po intervistohej – ai donte të fliste me të gjithë pretenduesit dhe më pas të vendoste se kush do të ishte i duhuri për atë vend punë. .
Sipas biografisë së tij, pyetja që bëhej në çdo intervistë pune me Elon Musk ishte kjo: “Jeni duke qëndruar mbi sipërfaqen e tokës. Ecni 1 km në jug, 1 km në perëndim dhe 1 km në veri.
“Ju përfundoni pikërisht aty ku ishit kur filluat. Ku jeni?” Shumica e personave shtangeshin nga një pyetje e tillë, por përgjigjja e saktë është “poli i veriut”.