“Qëndroni në shtëpi”! Çfarë po ndodh te fqinjët tanë? Uji merr para makinat dhe hyn në katet e para

9 muaj më parë
“Qëndroni në shtëpi”! Çfarë po ndodh te fqinjët tanë? Uji merr para makinat dhe hyn në katet e para

Deri tani kanw humbur jetwn 6 persona dhe tre tw tjerw janw të zhd kur janë regjistruar nga moti i keq që ka gjunjëzuar Ankonën në Itali.

Mediat italiane raportojnë se katër viktima janë raportuar në Ostra, një në Trecastelli dhe një në Barbara, ndërkohë që 3 persona rezultojnë të zh.ukur, mes tyre një nënë me foshnjën e saj.

Bashkia e Cantiano, një qytet me pak më shumë se 2 mijë banorë në provincën e Pesaros dhe Urbinos, ishte vendi që u pwrfshi mw shumë nga përmbytjet, pasi shirat e dendur kthyen rrugët në përrenj të vërtetë, duke tërhequr makinat.

Por moti i keq ka përfshirë edhe mjaft zona të tjera. Në disa zona uji ka mbuluar katin e parë të ndërtesave. Disa lumenj vërshuan, duke përfshirë Buranon.

Një tjetër emergjencë u raportua në Pergola, gjithashtu në provincën e Pesaro Urbinos, ku një familje u strehua në katin e fundit të një shtëpie dhe kërkoi ndihmë.

Telefonat nuk funksionojnë dhe kryebashkiaku Alessandro Piccini i bëri thirrje qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi pasditen e sotme.