Qenkan kunata! Rrëfehen për herë të parë dy gazetaret Beti Njuma dhe Dalina Buzi

1 vit më parë
Qenkan kunata! Rrëfehen për herë të parë dy gazetaret Beti Njuma dhe Dalina Buzi

Dy gazetare të njohura shqiptare, Beti Njuma dhe Dalina Buzi janë kunata. ndoshta shumë pak veta e dinin. Ato kanë vite në media dhe në televizion, por asnjëherë nuk i kemi parë bashkë. Ishte Beti që tha në një intervistë se vëllai i saj është i martuar me Dalinën.

Mbrëmjen e djeshme Beti ishte e ftuar në “Goca dhe Gra” ku Dalina është bashkë prezantuese. Dy kunatat kanë realizuar edhe një intervistë ku u janë përgjigjur disa pyetjeve për të zbuluar më shumë mbi marrëdhënien e tyre. Ndonëse pranuan se nuk kanë grindje e debate, Beti kujtoi: “Një herë mbaj mend i kam kërkuar të heqi një lajm, nuk e hoqi Dalina i futa mik vëllain. Sepse më tregoi parimet profesionale, por kemi edhe parime familjare”.

Të pyetur nëse kanë përfituar ndonjëherë duke përdorur emrin e njëra-tjetrës ato e mohuan këtë gjë. Sa i përket faktit që nuk kanë ardhur me asnjë projekt të përbashkët, Dalina tha: “Diskutuam një herë për një projekt por nuk u bë. Kam qenë te pjesa e filmit dhe showbizit, kurse Beti te lajmet, reportazhet. Mua të tëra më janë bërë në jetë, por secila ka kohën e vetë”.

Më tej në pyetësor ato treguan se nuk i bëjnë dhurata njëra-tjetrës përveç vitit të parë që Dalina u njoh me vëllanë e Betit kur i kishte blerë kësaj të fundit një orë. “Rëndësi ka që Dalina mua më respekton mamanë. I çon lule çdo 8 Mars, këtë vit edhe mua më solli lule, por unë nuk i kam çuar asnjëherë”, tha Njuma.

Ndërkohë të pyetura për mendimin e parë për njëra-tjetrën, Beti tha : “Gjithmonë kam menduar se cila mund të ishte gruaja e vëllait tim, por asnjëherë s’e prisja që do ishte më e zonja se unë. Dalina është vërtetë shumë e zonja.E kam njohur para se të bëheshim kunata se punonte në Top Channel dhe e kam ndjekur para se të vija unë në Top Channel. Thosha: “WOW sa e zonja”. E ndiqja gjithmonë dhe më pëlqente shumë”.

Nga ana tjetër Dalina u shpreh: “Burri im ka fizionomi të ndryshme nga Beti dhe duket si nga ata ‘të fortët’. Dhe ti ke disa kushte në fillim, por kur e mora vesh që ishte vëllai i Betit, ajo i dha pikë atij. Sepse thashë pale çfarë familje ka, por jo. Beti ka patur gjithmonë një imazh të mirë dhe shumë korrekte. Nuk ka pretenduar kurrë të luaj me famën e saj”.