Edhe pse jemi në sezonin e qershive në markatën e fruta perimeve në Korçë ky frut kushton 300 lekë kilogrami. Euroneës Albania ka pyetur pensionistët, grupmoshën që bën me shpesh pazar në këtë treg se sa e përballueshme është për ta ky çmim.
“Nuk e ha dot se jam pensioniste, 100 mije lek me jep Rama. Kur të bëhen 500 lek te vjetra mundet ta provojë. Skam mundësi se unë kam 4 operacione marr nga 60-70 mijë lek ilaçe,” – u shpreh një pensioniste.
”Jo nuk e kam blerë, shumë shtrenjtë, shumë shtrenjtë o bir. Një dorë qershi 3 mijë lek,” – tha një tjetër pensionist.
Njëra nga zonjat tregon se çmim i lartë i qershisë është edhe jashtë shtetit por e pajustifikueshme për rrogat që janë në Shqipëri.
Jashtë kamerave, tregtarët e markatës se Korçës shprehen se fitimi i tyre është tejet i pakët përsa i përket frutit të qershisë.
Sipas tyre fermerët janë ata që kanë rritur çmimin e qershisë për shkak të prodhimit tejet të pakët vitin e fundit ndërkohë që ka ndikuar edhe rritja e çmimit të naftës në transport.