Qeveria e ishullit italian ofron 15.000£ për këdo që shpërngulet atje

7 muaj më parë
Qeveria e ishullit italian  ofron 15.000£ për këdo që shpërngulet atje

Një jetë e re mbase po ju pret. A keni dëshirë të jetoni në paqe me veten tuaj dhe me një rrogl të garantuar? Tashmë ishulli i bukur italian, Sardenia ka një ofertë të shkëlqyer për të gjithë.

Qeveria e Sardenjës ka lëshuar një njoftim ku thonë se ofrojnë grante deri në 15.000 për ata që do të shpërngulen në këtë ishull dhe që do të ndërtojnë jetën e tyre atje.

Duke qënë se popullsia në këtë ishull ka pësuar një rënie të konsiderueshme, qeveria ka menduar një skemë prej 38 milionë paund, në mënyrë që të tërheqë persona të rinj drejt këtij vendi dhe për t’i dhlnl pak gjallëri.

Paratë që do të marrin këta qytetarë do të mund të përdoren me qëlim investimin nl vend si përshembull për të blerë ose për të rinovuar një pronë dhe shuma e grantit nuk mund të jetë më shumë se gjysma e çmimit të blerjes ose rinovimit të shtëpisë.

Krahas kësaj, prona duhet të jetë e vendosur në një qytet që ka më pak se 3,000 banorë dhe ju duhet të regjistroni vendbanimin tuaj në Sardenjë brenda 18 muajve nga mbërritja juaj, raporton Travel Tomorrow.

Kjo nuk është hera e parë që qeveria italiane përpiqet të tërheqë njerëz të rinj në vend, muajin e kaluar ajo njoftoi shtesa të njëhershme prej 200€ për punëtorët sezonalë, në një lëvizje të krijuar për të ndihmuar në lehtësimin e mungesës së fuqisë punëtore.