Qeveria merr vendimin: Shtyhet me 6 muaj leja e qëndrimit për afganët në Shqipëri

9 muaj më parë
Qeveria merr vendimin: Shtyhet me 6 muaj leja e qëndrimit për afganët në Shqipëri

Qeveria ka vendosur që të zgjasë me 6 muaj qëndrimin e afganëve në vendin tonë. Diskutimi në parlament vijon akoma.

Kujtojmë se më shumë se 1000 refugjatë afganë ardhur në Shqipëri, që prej 27 gushtit të vitit 2021 kur mbërriti grupi i parë. Disa prej tyre, ish zyrtarë të qeverisë së rrëzuar në Afganistan, i thanë Zërit të Amerikës se korrupsioni dhe ndikimi negativ i fqinjëve, bënë që vendi i tyre të bjerë në duart e talebanëve.

Ata u shprehën gjithashtu, se po ndjekin me trishtim dhunimin e të drejtave të grave dhe vajzave atje, nga regjimi taleban, që mori pushtetin me dhunë në mesin e muajit gusht.

Qytetarët afganë që janë strehuar në Shqipëri me kërkesë të SHBA dhe vendim te qeverisë shqiptare, pas largimit të amerikanëve nga Afganistani dhe marrjes se pushtetit nga talebanët, janë strehuar në zona rezidenciale në Durrës dhe Shëngjin.

Mbi 40 prej tyre kanë patur pozicione drejtuese në qeverinë e rrëzuar në Afganistan dhe mjaft të tjerë kanë profesione të ndryshme si, artist, shkencëtar, profesorë, mjekë, përfaqësues të sistemit të drejtësisë etj.

Rreth 400 refugjatë afganë janë vendosur në Shëngjin. Disa prej tyre i thanë Zërit të Amerikës se kanë punuar me projekte të rëndësishme të qeverisë amerikane, në Afganistan. Ata u shprehën se pas ardhjes së talebanëve në pushtet në mesin e muajit gusht, gjithçka u përmbys brenda pak orëve, dhe jeta e tyre dhe e familjarëve u vu në rrezik.