Qytetari vendos karrigen tek bregu i detit, i del “pronari i Golemit”: Çohu se ta q* rracën, të lidh prej shtylle!

2 muaj më parë
Qytetari vendos karrigen tek bregu i detit, i del “pronari i Golemit”: Çohu se ta q* rracën, të lidh prej shtylle!

Një qytetar është përballur sot me “pronarin e Golemit”, i cili e ka kërcënuar të ngrihet nga karrigia që ai kishte vënë në bregun e detit.

Siç shihet nga videoja e mëposhtme, pronari e ofendon qytetarin dhe i tregon që nuk pyet asnjë për atë që po bën. Nuk kanë fund fjalët e pista që ai përdor dhe terrori i ushtruar ndërkohë që kjo ngjarje vjen vetëm pak ditë, pasi dy “cuba” përzunë nga bregu i detit turisten suedeze me bashkëshortin e saj.

Kjo e fundit kishte hapur peshqirin në bregun e detit, kur dy të rinj e kërcënojnë të çohet. Është skandaloze se si në vitin 2022, shqiptarët përballen ende me gangstera që nuk pyesin nga autoritetet dhe bëjnë si zot të pronave publike.

Qytetari shkruan:

Prsh JOQ! Ka dhe me keq, pa shtru peshqirë, n’buze Golemit. Me tha largohu se o zon private, rrezik vitin tjeter do i vejne gardh edhe zones se ujit te Detit. Eshte nje subjekt privat ne zonen e Golemit , prane Porta Kavales, ku k’to dite te fundit ndertoi nje bar ne zonen e reres ku vjet kjo zone ishte zone publike. Faleminderit

Qytetari vendos karrigen tek bregu i detit, i del “pronari i Golemit”: Çohu se ta q* rracën, të lidh prej shtylle!