Rajmonda Bulku dhe Robert Ndrenika, pse hoqën dorë aq shpejt nga politika?!

8 muaj më parë
Rajmonda Bulku dhe Robert Ndrenika, pse hoqën dorë aq shpejt nga politika?!

Disa nga aktorët më të njohur të vendit tonë, pas ’90 u angazhuan edhe në politikë duke u gënjyer nga partitë politike që përfitonin prej tyre, madje i duheshin personazhe të tillë për të pastruar moralin.

Të tillë ishin aktorët e njohur Robert Ndrenika dhe Rajmonda Bulku, të cilët iu bashkuan si deputetë Kuvendit të Shqipërisë, nën siglën e Partisë Demokratike, por në periudha të ndryshme.

Megjithatë, ata patën të njëjtin fat, duke u larguar nga politika, për t’u angazhuar sërish në jetën artistike. Madje hoqën dorë, pas vetëm një legjislature.

Ndonëse nga mosha interpretojnë më rrallë, kryesisht në teatër, Robert Ndrenika dhe Rajmonda Bulku, siç shihet edhe nga kjo foto, pavarësisht se mbajnë mbi supe me dhjetëra role, vazhdojnë të shquhen për modestinë, ashtu siç ndodh thuajse me të gjithë artistët e vërtetë të vendit tonë.

Rajmonda Bulku hyri si një risi në listat e Partisë Demokratike por e pa shpejt se nuk ishte një realitet që i përkiste, pavarësisht se pjesa teatrale ndoshta ishte më e madhe se dhe vetë në sallat e teatrit.

Robert Ndrenika një tjetër emër shumë i diskutuar në skenë. Ai na ka dhuruar shumë role të bukura, por në jetën politike kishte disa huqe që ia vunë në pikëyetje pozicionin e tyre.