Rama dhe Abazovic arrijnë në Kiev, forca të shumta sigurie dhe ndërtesa të shkatërruara (Pamjet)

8 muaj më parë
Rama dhe Abazovic arrijnë në Kiev, forca të shumta sigurie dhe ndërtesa të shkatërruara (Pamjet)

Ashtu siç e paralajmëruan gjatë ditës së djeshme në udhëtimin e tyre, kryeministri Edi Rama dhe kryeministri Dritan Abazoviç janë nisur drejt Malit të Zi.

Kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij malazes Dritan Abazoviç kanë mbërritur ditën e sotme në kryeqytetin ukrainas, Kiev dhe po shohin nga afër gjendjen.

Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri I Malit të Zi, Abazoviç në një postim në Twitter, ku shkruan se ndodhen në Ukrainë për të shprehur mbështetjen e tyre të sinqertë për popullin e këtij shteti.

“Mbërritëm në Kiev me Edi Ramën për të ofruar mbështetje të sinqertë për qytetarët e saj në mbrojtjen e të drejtës për liri. Mali i Zi do të vazhdojë të ndihmojë Ukrainën në këtë kohë të vështirë”, shkruan Abazoviç në Twitter.

Rama dhe Abazoviç pritet të zhvillojnë dhe një takim me presidentin Volodymyr Zelensky më vonë gjatë vizitës së tyre që nuk do të jetë shumë e gjatë.

Zelensky ka kërkuar vetë që të takohet me liderat e Ballkanit Perëndimor për të kuptuar nga afër realitetin e Ukrainasve në këto momente.