“Rama duhet të shkojë të kurohet në Francë”, Tupja nxjerr zbuluar kryeministrin tonë

3 javë më parë
“Rama duhet të shkojë të kurohet në Francë”, Tupja nxjerr zbuluar kryeministrin tonë

Profesori i njohur, Edmond Tupja, ka komentuar situatën politike në vend. Ai u ndal te deklarata që kryeministri Edi Rama bëri në kohën e zgjedhjeve të fundit, duke përmendur dy herë vitin 2029 si vit që e synon.

Sipas Tupes, Rama do të jetë kryeministër deri në 2025, më pas do të bëhet presidenti. Por ai u shpreh se Rama ka dështuar si basketbollist dhe si piktor nuk u bë i famshëm. “Është vështirë e unë kam një frikë sepse Rama në kohën e zgjedhjeve të 25 prillit përmendi dy herë 2029.

“Deri në 2025 ai do jetë kryeministër pastaj nga 2025 do të bëhet president, e kam këtë ndjesi, por nuk jam nga ata që i hedh lule vetes”, u shpreh ai. Sipas profesorit, kjo nuk ishte e diçka e rastësishme dhe duhet të kuptohet drejtë.

“Dështoi në basketboll, si piktor nuk u bë i famshëm. Pra ai ka probleme me veten. Duhet të shpëtojë nga vetvetja”, tha me tej Tupja. Gjithashtu ai u shpreh se nuk duhet të adhurohet.

“Nëse shqiptarët do të vijojnë të shesin votën e tyre ata do të shesin edhe shpirtin. Njerëz me simpati të djathta për të mbajtur vendin e punës kanë votuar PS”, tha më tej Tupja, duke shtuar: “Unë këshilloj të bëjë një kurë njëherë në Francë, zgjat pesë vite kura”.

Tupja thotë se Rama është i etur për pushtet dhe me këto që ai bën, kërkon të lërë gjurmë në vend, qoftë edhe për keq.Ai tha se komunizmi ka lënë një gjurmë të pashlyeshme, por për ta ndryshuar këtë duhet të ndryshojë mendësia shqiptare.

Tupja u shpreh ndër të tjera se ka ardhur koha për protesta, por siç tha, jo për protesta që njerëzit të dalin për një vend pune. “Në 2013 nën prozhektorët e madhe të sallës së Kuvendit ai shqiptoi një fjali dhe tha “nuk keni parë gjë akoma”.

Pra u tregua i sinqertë për këtë. Dmth ai me këtë fjali i lajmëroi të gjithë, që të kenë kujdes, me mua nuk do e keni të lehtë. Dhe kjo po ndodh. Ai është prekur nga sindroma e hubrisit. Hubris është nga greqishtja e vjetër është dëshira e zjarrtë për ta tejkaluar masën, duke menduar se ti i di të gjitha dhe ti je mbreti këtu.

“Mirëpo kjo është një sindromë e njohur. Të parët kanë qenë amerikanët që e kanë formuluar, më pas francezët. Në Francë u botua një libër që quhet “këta të sëmu.rë që na qeverisin”.