Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dhënë një intervistë për “Die Presse”. Ai ka shprehur hapur shqetësimin e tij për ndikimin rus në rajon. Rama nuk mund të mos përmendte dhe pozicionin strategjik të Serbisë.
Por megjithatë, ai tregon mirëkuptim për kursin antisanksional të Serbisë. Kryeministër, sa e kërcënon situata në Ukrainë stabilitetin dhe paqen në Ballkan? Edi Rama: Është një problem potencial për rajonin tonë. Sepse në pjesë të Ballkanit, Rusia tradicionalisht ka një ndikim të fortë.
“Kjo vlen veçanërisht për Serbinë, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Republikën Srpska në Bosnje-Hercegovinë”, u shpreh Rama duke hapur direkt kartat kundër Putin dhe shfajësuar Shqipërinë dhe Kosovën.
Çfarë do të thotë kjo për politikën e sanksioneve të BE-së kundër Rusisë? Edi Rama: Ne duhet të bëjmë gjithçka që mundemi për të mbajtur problemin e mundshëm jashtë Ballkanit. Prandaj, nuk duhet të ushtrohet më presion ndaj Serbisë për të vendosur sanksione ndaj Rusisë.
“Sanksione të tilla nuk janë të mundshme, sepse pa Rusinë Serbia nuk mund të mbijetojë. Për më tepër, qeveria dhe presidenti Aleksandër Vuçiç nuk do t’i mbijetonin politikisht sanksioneve kundër Rusisë.
“Serbia tashmë ka mbajtur qëndrim. Nuk duhet të harrojmë se Beogradi tashmë ka votuar tre herë kundër Rusisë në OKB. Kjo është një surprizë e madhe. Është gjithashtu një shenjë se ka një vullnet të fortë në Beograd për t’u integruar në BE ./Abcnews.al/