Rama i kthen shpinen Europës dhe na lë të shokuar: Nuk shkoj, do më refuzojnë sërish

8 muaj më parë
Rama i kthen shpinen Europës dhe na lë të shokuar: Nuk shkoj, do më refuzojnë sërish

Kryeministri Edi Rama ka konfirmuar pak më  parë se Shqipëria nuk do të marrë pjesë në samitin e ardhshëm të Bashkimit Europian, i cili do të mbahet në 23 qershor në Bruksel.

Në një postim në Twitter, Rama shkruan se diskutuan gjatë sot me liderët e Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut për samitin e ardhshëm të BE-së, ndërsa kanë vendosur që të mos marrin pjesë.

“Ne diskutuam gjatë sot me liderët e Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut për Samitin e ardhshëm të BE-së. Duket se një tjetër “Jo, më fal!” do të jetë ajo që do të dëgjojmë në fund!

I gjithë Unioni i rrëmbyer nga Bullgaria nuk është një spektakël i mirë për t’u parë! Çfarë duhet bërë atje?!”, shkruan Rama në lidhje Twitter.

Deputetja demokrate Jorida Tabaku, ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Rama lidhur me samitin e BE-së në Bruksel. Kryeministri Deklaroi se me shumë mundësi do të dëgjojnë një “jo” në Samit dhe ngriti pyetjes se për çfarë duhet të merrte pjesë.

Në reagimin e saj Tabaku e quan Ramën një kryeministër autokrat dhe Shqipërinë vendin më të korruptuar në Evropë. Nuk ka munguar as reagimi i ish-kryeministrit Sali Berisha.