Rama pajtohet me Lalin pasi i bëri zbor: Gëzoheni kot, këtu do jetë!

2 javë më parë
Rama pajtohet me Lalin pasi i bëri zbor: Gëzoheni kot, këtu do jetë!

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, duket se ka konfirmuar kryebashkiakun Erion Veliaj për një mandat të tretë në Tiranë. Numri një i qeverisë beson se do të jetë Veliaj që do të vazhdojë të kryesojë bashkinë.

Nga lagjja e re në Zall Herr, kryeministri Edi Rama nuk i kurseu as batutat për kryebashkiakun Erion Veliaj. Lëvizja e fundit e Ramës u mendua se ishte kundra tij.

Duke iu përgjigjur indirekt zërave të opozitës, Rama tha Veliajt duhet t’i varim hudhër që të mos e marrin më sysh ata që nuk bëjnë asnjë punë sepse do të jetë në krye të kryeqytetit.

“Le t’i thonë Lalit çfarë të duan ata [opozita], Lali këtu është! Duke ardhur shumë vërdallë nëpër fshatrat e Tiranës e kanë kuptuar se si t’i kthejë ata në hudhra që mos ta marrin më sysh.

“Dhe prandaj është gjithmonë shumë më i buzëqeshur se unë, se unë s’e kam gjetur akoma këtë si bëhet”, tha Rama nga Zall Herri duke bërY batuta me banorët e këtij fshati.

Mendohet se Veliaj dhe Rama kanë patur një krisje, por duket se kryeministri i ka hedhur poshtë këto zëra që e vënë për poshtë kryetarin e kryeqytetit të Tiranës.