Rama takohet me shqiptaren në Austri: “Hasije moj, je më ylli nga të gjithë”

3 muaj më parë
Rama takohet me shqiptaren në Austri: “Hasije moj, je më ylli nga të gjithë”

Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Wachau të Austrisë. Ai njofton se sapo ka përfunduar një takim me kancelarin Austriak, por në përfundim të këtij takimi, Rama ka hasur në një grua shqiptare nga Maqedonia e Veriut.

Takimin, kreu i qeverisë e ka filmuar dhe ndarë në rrjetin social ‘Instagram’. Rama shkëmben batuta me gruan e cila quhet Hasije, bazuar te videoja që kryeministri ka postuar.

Kjo e fundit shprehet shumë krenare dhe e lumtur që u takua me kryeministrin e Shqipërisë. Ajo është e vetëdijshëm se ky është një takim që ndodh një herë në jetë.