Vijonë reagimet e shumta nga artistët për rastin e 11-vjeçares. Dukshëm kjo ësht një çështje që ka tr0nditur të madh e të vogël, për shkak se është një çështje shumë e rëndë dhe delikate njëkohlsisht.
Këngëtarja Filloreta Raçi, e njohur ndryshe si Fifi ka reaguar për rastin përmes një statsusi në Instagram, ku shkruan se këto jan çështjet e rëndësishme me të cilat duhet të merren mediat dhe jo me lajme të tilla si ‘Kush u nda apo kush u pajtua’, ndërkohë që i ka bërë thirrje edhe organizatave, duke u shprehur se shumë njerëz hapin shoqata për të marrë fonde e për të përfituar për vet, por nk merren me zgjidhjen e problemeve konkrete.
“I bëj thirrje të gjithë atyre që janë marrë më mu merruni me çështje më të mëdha si përdhunimi i vajzave të mitura”, ka shkruar fillimisht Fifi.



Më tej, ajo ka ndarë edhe njoftimin e protestës, ku thuhet: “Solidaritet me Prishtinën, për mbrojtjen e vajzave dhe grave nga dhuna patriarkale, sheshi “Nënë Tereza” e mërkurë, 31 gusht, ora 18:00”.
Ky postim tashmë ka nisur të shpërndahet nga të famshëm shqiptarë në rrjetet sociale.