Milanit i është ofruar mundësia për të nënshkruar me Mariano Diaz në një transferim të lirë së bashku me rivalët e tyre të qytetit Inter, sipas një raporti te publikuar nga FcInterNews.
Lajmi raporton se ka shumë tashmë shumë lojtarë që tashmë e dinë se nuk do të rinovojnë kontratat e tyre që skadojnë në qershor 2023 dhe kjo është arsyeja pse agjentët dhe ndërmjetësit po punojnë para kohe për t’i ofruar klientët e tyre klubeve potencialisht të interesuara.
Ky është rasti për Mariano Diaz, një sulmues 29-vjeçar i Real Madridit, i cili është konsideruar jashtë planeve të gjigantëve të La Ligës prej një kohe të gjatë dhe ai përballet me një të ardhme të pasigurt për momentin.
Prandaj, sulmuesi domenikan nuk do të rinovojë kontratën e tij aktuale dhe do të largohet nga Real Madridi i lirë, kështu që agjentet e tij ka nisur punën për të hetuar disa opsione të ndryshme, duke përfshirë të dy klubet e Milanos.
Megjithatë, përfaqësuesit e Diaz deri më tani nuk kanë marrë një përgjigje pozitive sepse drejtuesit e dy klubeve besojnë se është shumë herët për të marrë vendime për sulmin e tyre dhe sidomos duke qene se merkato do te nise ne janar.