RedBird Capital zbarkon në Milano, java vendimtare nis nesër! Planifikohet e ardhmja, por projekti nis nga e tashmja. Etapat

1 vit më parë
RedBird Capital zbarkon në Milano, java vendimtare nis nesër! Planifikohet e ardhmja, por projekti nis nga e tashmja. Etapat

Ditë të nxehta për shitjen e shumicës së aksioneve të Milanit. Tani duket se gjithçka është gati për kalimin e kompanisë: të mirëinformuarit flasin për javën e ardhshme si një javë vendimtare.

Thashethemet e fundit në gazeta flasin për RedBird Capital tani afër marrëveshjes për të bindur Elliott Management. Kompania amerikane është gati të zbarkojë në Italipër të mbyllur marrëveshjen dhe për të siguruar kontrollin mbi Milanin.

Duket se nga nesër Gerry Cardinale, president dhe themelues i RedBird, do të mund të zbarkojë në Milano serish pasi studio zonat e stadiumeve. Jo një vizitë kortezie, as një udhëtim top-sekret si ai i bërë në të kaluarën e afërt.

Italiano-amerikani ka njoftuar se do të jetë në qytet për të gjetur një mirëkuptim përfundimtar me familjen Singer dhe për të filluar organizimin e së ardhmes. Siç shkruan sot La Repubblica dhe konfirmohet edhe nga reporteri Nicolò Schira, një nga lëvizjet e para të Cardinale do të jetë dialogu me menaxherin e referencës së botës kuqezi.

Paolo Maldini që i ka habitur të gjithë para nja dy ditësh me deklaratat e tij ndaj pronarit aktual dhe pikerisht RedBird, do te takohet nga drejtuesi dhe themeluesi i kompanise amerikane.

Maldini, aktualisht drejtor i zonës teknike të Milanit, ka bërë të qartë se nuk ka marrë asnjë propozim për rinovimin e kontratës nga Elliott. As ai dhe as Ricky Massara nuk do të kishin biseduar ende me klubin, pavarësisht punës së shkëlqyer në vitet e fundit që çoi në fitoren e Scudetto-s.

Cardinale dëshiron të takojë Maldinin menjëherë dhe të flasë për rinovimin e kontratës së tij. Presidenti i ardhshëm i Milanit nuk e imagjinon një klub pa ish-kapitenin brenda dhe nuk ka ndërmend t’i prezantohet publikut të tij të ri duke hedhur poshtë një flamur si Maldini.

Ndaj pritet një rinovim i menjëhershëm për numrin 3 historik të Milanit. Por Maldini fillimisht dëshiron të flasë me Cardinale dhe anëtarët e RedBird Capital për të vlerësuar projektin e ardhshëm. Ekzekutivi dëshiron të sigurojë që prona e re të jetë gati për të investuar, veçanërisht në merkaton e veres.

Milanit i duhen 2-3 goditje të rëndësishme (jo domosdoshmërisht lojtarë të lartë shumë të shtrenjtë) për të ruajtur lidershipin në Itali dhe për t’u përmirësuar edhe në Champions League. Një kusht mbi të cilin Maldini nuk bën kompromis dhe që do të hartojë projektin e ardhshëm të Milanit në stilin amerikan!