RedBird nis ciklin e tij, pritet mbërritja e Cardinale dhe “ok” mbi goditjen e madhe

8 muaj më parë
RedBird nis ciklin e tij, pritet mbërritja e Cardinale dhe “ok” mbi goditjen e madhe

Vera 2022 e Milanit filloi me një ndryshim zyrtar të rëndësishëm: nënshkrimet paraprake që së shpejti do të shënojnë transferimin e pronësisë. Operacioni i plote do te mbyllet ne shtator. Milani largohet nga fondi Elliott Management, i cili megjithate do të mbetet me aksione minoritare.

Tani nis kapitulli RedBird Capital. e pronarët e rinj nuk do të ketë revolucione apo përmbysje, përkundrazi, ideja është t’i jepet vazhdimësi strategjive fituese që e çuan Milanin të fitojë Scudetton e 19-të në historinë e tij.

Por ka nga ata që presin lëvizjet e para të RedBird të paktën nga pikëpamja financiare. Janë këto investime ekonomike që do ta ndihmojnë klubin të përmirësohet, të forcohet tashmë javët e fundit. Sipas Gazzetta dello Sport duket se së shpejti mund të arrijë disbursimi i parë direkt nga kompania me bazë në Dallas.

Lëvizja e Gerry Cardinale, presidenti i ri i Milanit dhe themeluesi i RedBird Capital, është për t’i dhënë vazhdimësi Milanit, të paktën në sektorin tekniko-sportiv. Hapi tjetër do të jetë pra rinovimi kontraktual i dy menaxherëve operacionalë: Paolo Maldini dhe Frederic Massara.

Të dy po vazhdojnë të punojnë fort për Milanin, por përpara se të nënshkruajnë zgjatjen që tashmë është deklaruar, ata mund të mos hyjnë në zemër të asnjë negociate. Pasi të jenë nënshkruar rinovimet e lartpërmendura, Maldini dhe Massara mund të mbyllin disa negociata të vendosura tashmë, padyshim me ok RedBird.

Pas kësaj, prona amerikane është gati të vërë në dispozicion shumën e duhur për të mbyllur super goditjen e veres. Njeri mes Zaniolo dhe Charles de Ketelaere. Do të duhen 40 milionë euro për të afruar lojtarin e talentuar të Club Bruges. Shpenzime që RedBird duhet të mbështesë, duke qenë se ai dëshiron menjëherë t’i japë shenjë Milanit të ri dhe i beson verbërisht vlerësimeve të Paolo Maldinit.