Tirana ka arritur që të fitojë pastër ndaj Teutës me shifrat 4-0. Kjo përballje vinte me shumë interes për sportdashësit pasi të dy ekipet ndodheshin në një moment të vështirë.
Loja nisi e kujdesshme dhe pa shumë ritëm me aksionet sulmuese. Visar Bekaj kreu një pritje të bukur ndaj Hebajt në minutat e para.
Më pas fjala iu dha Redon Xhixhës që zhbllokoi takimin kur më pak pritej, teksa Xhixha dhuroi një silurë nga 22 metra në minutën e 44.
Menjëherë pas nisjes së takimit do të vinte dyfishimi i shifrave, teksa Hasani tundi rrjetën. Redon Xhixha vazhdoi të thellonte shifrat duke qenë i papërmbajtur në të 57 për të gjetur cepin e rrjetës, ndërsa në të 90 e gjeti tripletën nga 11-metërshi për t’i dhënë dush të ftohtë ekipit të Bledi Shkëmbit.
59’GOOOL TIRANA. Xhixha është përsëri i jashtëzakonshëm me një gjuajtje nga jashtë zonës, duke çuar shifrat në 3-0 për bardheblutë.SHIH GOLIN 3
49’! GOOOL Tirana! Bardheblutë gjejnë përsëri rrjetën pas zhvillimit të një rivënie anësore ku Patrik nxjerr të vetëm Hasanin para Qirkos.SHIH GOLIN 2
43’ GOOOL TIRANA! Shënon Xhixha pas një kundërsulmi të shpejtë ku sulmuesi finalizon me një gjuajtje nga jashtë zonës.SHIH GOLIN 1