Refuzoi të shkonte në Turqi! Lojtarët e Tiranës, mesazh mesfushorit: Eja, provo emocionet e Championsit!

8 muaj më parë
Refuzoi të shkonte në Turqi! Lojtarët e Tiranës, mesazh mesfushorit: Eja, provo emocionet e Championsit!

Ardit Toli është një nga kampionët e Tiranës që ka refuzuar të bashkohet me skuadrën në fazën përgatitore në Turqi, pasi ka përplasje me klubin në lidhje me kontratën.

Mesfushori duket se ka vendosur të mos vijojë më me bardheblutë, ndonëse Shehi e sheh si titullar të padiskutueshëm dhe do ta mirëpriste të bashkohej sërish me ekipin.

SuperSporti mëson se Toli ka marrë mesazhe të shumta edhe nga shokët e skuadrës, të cilët i kërkojnë të bashkohet me ekipin, për të provuar emocionet e të luajturit në Ligën e Kampionëve.

Megjithatë nuk dihet ende nëse Toli do të ndikohet nga mesazhet e shokëve të ekipit dhe do të vendosë të vijojë aventurën e tij me bardheblutë.

Tirana është e grumbulluar në Turqi teksa bardheblutë po përgatiten për ndeshjet e raundit të parë në Champions League teksa do të luajnë ndaj klubit nga Luksemburgu, Dudelange.

Sakaq, të besuarit e trajnerit e Orges Shehi kanë planifikuar edhe disa miqësore në tokën turke për të rifituar formën e duhur fizike.