Regi Lushkja largohet nga Sheriff Tiraspol pas 6 muajsh dhe do transferohet në një kampionat më të fortë

8 muaj më parë
Regi Lushkja largohet nga Sheriff Tiraspol pas 6 muajsh dhe do transferohet në një kampionat më të fortë

Aventura e Regi Lushkjes në Moldavi te Sheriff Tiraspol mund të zgjasë vetëm 6 muaj. 26-vjecari la Lacin në merkaton e janarit dhe u transferua te kampionët e Moldavisë.

Por së fundmi një lajm interesant vjen nga ky vend, sipas ‘Futbol Moldavo’ shqiptari do largohet nga Sheriff Tiraspol për t’u transferuar në Poloni te Widzew Lodz.

Ky ekip është ngjitur këtë sezon në elitën polake dhe ka synime të mëdha për sezonin e ri, ndaj pritet të bëjë një merkato të mirë.

Regi Lushkja largohet nga Sheriff Tiraspol pas 6 muajsh dhe do transferohet në një kampionat më të fortë

Lushkja synon të marrë një ftesë nga Kombëtarja A dhe ky kalim këtu e sheh si një mundësi më shumë për të bindur Rejën që t’i japë një shans.

Pak ditë më parë, këtu u zyrtarizua edhe ish-shoku i Lushkjes te Laci, Julian Shehu, që la kurbinasit dhe u transferua si lojtar i lirë te klubi polak.

Ky klub gjithashtu kërkon edhe Taulant Seferin, sulmuesin e Tiranës, të cilin presidenti i bardhebluve Refik Halili e vlerëson 1.5 milionë euro.