Rei Manaj “harron” Barcelonën: Tani do të ishte ëndërr të kthehesha tek… Interi

1 vit më parë
Rei Manaj “harron” Barcelonën: Tani do të ishte ëndërr të kthehesha tek… Interi

Rey Manaj, sulmuesi shqiptar i Spezia, siguroi mbijetesën në Serie A. Ai nuk shënoi shumë gola, sikurse pritej, por e ndihmoi skuadrën italiane të mbetej në elitë, mes shumë pengesash.

Në një intervistë të gjatë për “Calciomercato.com”, ai rrëfen sezonin që sapo mbaroi, por u ndal dhe tek etapat e deritanishme të karrierës, përfshi këtu debutimin me Interin në Serie A, luajtja me Barcelonën, stërvitja përkrah Messit etj.

Debutimi tek Interi – Falënderoj Mancinin për mundësinë që më dha të debutoj dhe të luaj disa ndeshje. Tani do të ishte ëndërr të kthehesha tek Interi.

Për Mancinin –Ai bëri histori duke fituar shumë, gjithmonë arrinte të merrte pak më shumë nga lojtarët dhe gjithashtu ishte shumë i përgatitur taktikisht. Në atë periudhë më ka ndihmuar të menaxhoj situata të ndryshme.

Një anekdotë – Në fund të kampionatit ishim të gjithë të relaksuar dhe jo shumë të koncentruar, një ditë më dërgoi në dhomat e zhveshjes se nuk po stërvitesha mirë. Në fillim u zemërova shumë, më pas kuptova që e kishte bërë për të mirën time dhe mora mësimin tim.

Largimi nga Interi – Kur arrin në një ekip të madh në moshën 17-vjeçare, është e vështirë të fitosh hapësirë. Ndoshta isha unë që nuk i përmbusha pritshmëritë e tyre, por personalisht nuk u zhgënjeva.