Reja e bën një punë të mirë më në fund, dërgon ftesë talentit të madh për sfidën ndaj Estonisë

8 muaj më parë
Reja e bën një punë të mirë më në fund, dërgon ftesë talentit të madh për sfidën ndaj Estonisë

Një tjetër lojtar i është bashkuar kombëtares shqiptarë ditën e sotme. Ai është Adrian Bajrami, mbrojtësi që mban shiritin e kapitenit te Benfica U23.

20-vjeçari është grumbulluar edhe më parë nga Edoardo Reja, por nuk ka arritur ende të debutojë me kombëtaren.Shqipëria luan përballë Estonisë të hënën në “Air Albania”, duel që nis prej orës 18:00.

Trajneri italian ka bërë disa ndryshime në listën e tij, teksa Etrit Berisha, Nedim Bajrami, Ivan Balliu, Kristjan Asllani, Klaus Gjasula, Berat Gjimshiti, Sokol Cikalleshi.

Bekim Balaj, Ardian Ismajli, Marash Kumbulla dhe Kastriot Dermaku do të largohen nga grumbullimi dhe nuk do të jenë të gatshëm për sfidën me Estoninë.

Me ekipin janë bashkuar edhe pesë lojtarët e rinj të ftuar së fundmi: Arbnor Muçolli, Jon Mersinaj, Enis Çokaj, Simon Simoni dhe Kevin Haveri.

Anësori i majtë është pjesë e Riminit, teksa për 20-vjeçarin ka interesim konkret nga klubi i Torinos. Reja i ka dërguar një ftesë edhe Bajramit, i cili shpreson të marrë minuta dhe të debutojë me kombëtaren shqiptare.