Reja e injoroi, Muçi përzgjidhet tek më të mirët e muajit te Legia e Varshavës

6 muaj më parë
Reja e injoroi, Muçi përzgjidhet tek më të mirët e muajit te Legia e Varshavës

Ernest Muçi do ta niste sezonin e ri me “marsh të pestë” te Legia e Varshavës. Sulmuesi shqiptar po kthehej jetik me golat e shënuara dhe me asistet e dhëna.

Forma e tij nisi të ulej disi në këto takime të fundit, duke mos pasur të njëjtin impakt. Megjithatë lojtari shqiptar është shpallur sërish tek tre lojtarët më të mirë të muajit te Legia e Varshavës.

Në bazë të performancave të tij në këtë muaj që mbyllet para koha për shkakun e Kombëtareve, Muci renditet i treti më i mirë pas Tobiasz dhe Mladenovic.

Sezoni i shkuar ishte dështim, jo vetëm për ish-sulmuesin e Tiranës, por dhe për Legian që disa herë diskutoi mbijetesën. Tashmë duket pasqyrë tjetër dhe pa frikë mund të thuhet që deri tani fatet e ekipit i ka pasur në dorë sulmuesi 21-vjeçar.

Komplimentet për lojtarin shqiptar kanë ardhur edhe nga mbrojtësi i Serbisë, Filip Mladenovic, që është pjesë e Legias së Varshavës. “Ernest Muci është një lojtar që ka shumë aftësi teknike. Kur erdhi te Legia, i duhej pak kohë. Ai është i ri dhe mund të luajë në pozicione të ndryshme.

E shoh më shumë në 8-ën ose 10-ën, por ai zbuloi se po ecën mirë si sulmues. Një djalë që ka nevojë për mundësi, vetëbesim dhe mund të bëjë një karrierë të madhe”, tha Mladenovic.