Reja me dhimbje koke! Shqipëria humb sulmuesin kryesor për Izraelin?

3 muaj më parë
Reja me dhimbje koke! Shqipëria humb sulmuesin kryesor për Izraelin?

Kombëtarja shqiptare e futbollit ka nisur sot grumbullimin për t’u përgatitur për ndeshjet e Nations League kundër Izraelit në transfertë më 24 shtator dhe ndaj Islandës në shtëpi më 27 shtator.

Ndërsa një pjesë e djemve “kuqezi” tashmë janë bashkuar me trajnerin Edoardo Reja, duket se jo të gjithë janë në formën optimale.

Reja rrezikon të mos ketë në dispozicion për këto dy ndeshje sulmuesin me ecurinë më të mirë dhe më produktivë në gola, në skuadrën ku luan. Myrto Uzuni mësohet se ka shfaqur shqetësime dhe është duke u mbajtur nën mbikqyrje nga stafi i Kombëtares.

Një lajm shumë i keq ky për Reja-n, duke ditur në gjashtë javë të La Liga 2, Uzuni ka realizuar plot 6 gola dhe me këtë ecuri mund t’i ndihmonte shumë “kuqezinjtë”, megjithatë pritet për të parë nëse deri më 24 shtator do jetë i gatshëm të luajë.

Shqipëria do të përballet kundër Israelit dhe Islandës. Këto takime janë shumë të rëndësishme për objektivin e kuqezinjëve, që është të dalin në vendin e parë në grup.

Në konferencën e sotme për shtyp ishte edhe Arlind Ajeti që shprehu kënaqësinë e tij që është i grumbulluar te Shqipëria.