Reja vjell vrer për Brojën: Nuk luan dot një ndeshje të plotë, është si puna e dritës

4 muaj më parë
Reja vjell vrer për Brojën: Nuk luan dot një ndeshje të plotë, është si puna e dritës

Edy Reja dëshiron të vijojë të jetë në krye të Kombëtares. Trajneri i kuqezinjve e tha publikisht se lojtarët e duan dhe skuadra e ndjek.

Ai tregoi arsyet se pse kombëtarja shqiptare nuk kishte mundur të shkonte më tej. Në një intervistë me Gerti Çarçanin, italiani zbuloi telefonatat e lojtarëve, dëshirën që të qëndrojë dhe kualifikojë Shqipërinë në EURO 2024.

“Nuk është kjo forca jonë maksimale kur nuk ke 7-8 lojtarë që konsideroheshin titullarë. E pashë dhe mbrëmë ndeshjen me Izraelin. Pavarësisht dëmtimeve, ishim në lartësinë e duhur. Meritonim diçka më tepër.

EURO 2024? Natyrisht ky është qëllimi ynë, për të fituar. Kur merr pjesë në kompeticione të tilla. Me Çekinë mund të luajmë për fitore, veç Polonisë sigurisht. Nëse jemi mirë dhe kemi lojtarët e gatshëm mund të luajmë kundër të gjithëve.

Broja? Është një djalë i ri 20-vjeçar, ka pak eksperiencë në Premier League. Nuk e ka ritmin e garës. Ka 20-30 minuta në këmbë për çdo ndeshje. Është si drita, herë fiket, herë ndizet, si puna e çelsit”, tha ndër të tjera ai.

E ardhmja? Kjo nuk varet nga unë. Varet nga kush është me mua. Varet nga ai që më njeh dhe ai që ka konsideratë për mua. Këto do t’i shohim pas nëntorit, atëherë kur mbaron kontrata. Është e qartë se nuk dua të flas për kontrata. Unë shoh lojtarë që më marrin në telefon dhe janë të shqetësuar. Është një vlerësim dhe s’më takon mua. Fituam Grupin dhe u ngjitëm në Grupin B. Jemi në vend të 27-të. Nëse s’do të na kishin shkuar gjërat keq me Poloninë, sot do të flisnim ndryshe.

Ne gabuam ndaj Islandës, por kishim shumë mungesa. Nuk kisha shumë lojtarë në skuadër. Duhet të merrni në konsideratë atë që kam bërë. Presidenti ishte në dijeni. Me të mbaruar kontrata, do të ulemi bashkarisht me presidentin. Nëse do të biem dakord, do të vijojmë. Nëse jo, do të kthehem andej nga kam ardhur. Ky është diskutim i mbyllur, nuk shqetësohem për këtë. Unë nuk ndihem absolutisht i vjetër. Nuk e ndjej veten jashtë kohe. Skuadra ka konsideratë ka për mua. Është e vërtetë që ndonjëherë mund të lodhesh. Kur mungojnë rezultatet, fajtori kryesor është trajneri.

Do të vijoni? S’mund ta them këtë unë, duhet ta gjykojnë të tjerët. Absolutisht nuk mund ta them unë. Lojtarët nuk janë përgjigjur? Jo nuk është ashtu. Skuadra më ndjek. Madje dhe gjatë javës ne punojmë mirë dhe ka sintoni. Sa herë që flasim për humbje dalin në pah gabime individuale. Unë kujtoj që e pësuam në Turqi. Humbasim në mënyrë të pabesueshme ndeshje. Nëse duam të shkojmë në europian, nuk duhet të bëjmë më gabime të tilla.

Skema? Po ndrrova skemë sepse kisha probleme në fazën mbrojtëse. Doja t’i jepja mundësinë Asllanit dhe Bajramit siç luanin te Empoli. S’bëmë shumë mirë. Në pjesën e dytë iu rikthyem skemës së vjetër. Nëse do të ktheheshim pas, do të luaja sërish prapë 3-5-2.