Repubblica | Akord Lille-PSG për Renato Sanches! Detajet e para. Por Sportmediaset hedh poshtë

8 muaj më parë
Repubblica | Akord Lille-PSG për Renato Sanches! Detajet e para. Por Sportmediaset hedh poshtë

Lidhur me të ardhmen e Renato Sanches, edicioni i sotëm i SportMediaset në Italia Uno raporton se Milani nuk po heq dorë nga mesfushori i Lille. PSG është gjithashtu pranë tij, por ende nuk ka paraqitur një ofertë zyrtare për francezët, por ka bërë vetëm një sondazh.

Alternativa është Enzo Fernandez, por për momentin nuk është pista e nxehtë sepse zgjedhja e parë e Djallit për mesfushën mbetet Renato Sanches. Me vone do te shihet nese do te kthehet vemendja nga talenti i River Plate…

Por, sipas Repubblica, Lille dhe PSG kane arritur nje akord mbi bazen e 25 mln eurove dhe 5 bonuse te tjera. Vec kesaj, per lojtarin eshte gati nje rroge prej 5 mln eurosh ne sezon per 4 vitet e ardhshme.

Repubblica | Akord Lille-PSG për Renato Sanches! Detajet e para. Por Sportmediaset hedh poshtë

Sanches ende nuk ka thene “po” sepse sipas Repubblica preferon te prese njehere Milanin se cfare do te vendose. Oferta kuqezi eshte 18 mln euro dhe 2 bonuse per Lille ndersa per lojtarin jane 3.2 mln euro ne sezon per 4 vitet e ardhshme.

Renato Sanches ka akord me Milanin dhe sigurisht qe Maldini dhe Massara kane biseduar edhe keto dite me agjentin e tij Jorge Mendes. Ka edhe nje frike se keto fjale kane dale sepse ne fakt Lille kerkon te nxitohet para mbylljes se qershorit per te rregulluar bilancin.

Kontrata e portugezit skadon vitin tjeter dhe Milani mendon se 18 mln euro jane mese te mjaftueshme per kartonin e tij, duke qene se nga janari i vitit tjeter mund te akordohet falas me nje klub per t’u transferuar ne vere.