Rihana prej disa muajsh po gëyon lumturinë e të qënit nënë dhe rrallë ka bërë dalje publike. Gjithsesi sa herë ajo kapet nga paparayët padzshim do të bjerë në sy me diçka.
Ajo gjithmonë është shquar për stilin e saj të veçantë dhe nuk harron asnjëherë tu kujtojë fansave se është një ikonë stili dhe burim frzmëyimi.
Pak ditë më parë paparazët e fotografuan rrugëve të New York-ut me një bluzë me mëngë të shkurtra, minifund xhins, një çantë me print gjarpri dhe sigurisht: çizmet gjigante.

Veshja sugjeron që RiRi është e përditësuar me tendencat e fundit, pasi veshja është pjesë e koleksionit Pranverë-Verë 2023 të labelit francez Y/Project.

Rihanna nuk është e para që “përqafon” trendin e çizmeve të këtij lloji. Kujtojmë se edhe Dua kombinoi një këmishë-fustan me një palë çizme të bardha Bottega Veneta të punuara me stilin italian të thurjes, intrecciato.
Mbetet për t’u parë nëse çizmet e Rihanna-s do të jenë të zakonshme. Në fund të fundit, ka disa gjëra që vetëm RiRi mund t’i bëjë.