Rikthehet sërish në ekran! Zbulohet anëtarja i dytë e jurisë së ‘Dancing With the Stars Albania

3 muaj më parë
Rikthehet sërish në ekran! Zbulohet anëtarja i dytë e jurisë së ‘Dancing With the Stars Albania

Programi i dashur për publikun ‘Dancing with the stars’ do të rikthehet së shpejti në ekranin e televiyionit Top Channel. Deri tani kemi ditur se preyantuese do të jetë Bora Yemani, e cila është shfaqur edhe në spotin promocional.

Së fundmi krzefjala.com ka zbuluar se cili do të jetë anëtari tjetër i jurisë. Bëhet fjalë për producenten e njohur Holta Dulaku.

Pak vite më parë ajo solli në Shqipëri një spektakël kërcimi i cili u transmetua në Vizion Plus. Tashmë ajo rikthehet në televizion në një tjetër spektakël kërcimi, por kësaj here edhe si pjesë e jurisë.

Kujtojmë se pak ditë më parë u bë me dije se kush do të ishte kryetari i jurisë në ‘Dancing with the stars’, dhe bëhej fjalë për balerinin dhe koreografin e njohur Kledi Kadiu.

Duke përballuar sfidat që jeta i solli me sëmundjen e djalit të tij, ai nuk po heq dorë nga profesioni i tij, i cili e mban gjallë dhe i jep shysë që të ecë përpara.

Kujtojmë se pak kohë më parë Kledi vendosi të ndajë historinë e tij personale lidhur me sëmundjen e djalit të tij, ku së bashku me bashkëshorten folën në emisionin Verisimo ku treguan se djali i tzre vuan nga sëmundja e meningjitit.Pavarësish sfidave që po e përball jeta Kledi Kadiu, mbetet një ndër balerinët më profesionist sot, është një mësues i vlerësuar, prej shumë vitesh jeton në shtetin fqinj Itali. Krenar për vendin e tij, Kledi më herët ka dhënë një intervistë ku ka folur për javën e Kulturës Italiane në Shqipëri.

“Kthehem shpesh në Shqipëri, jo vetëm sepse janë të dashurit e mi atje, por për t’i treguar vajzës sime rrënjët dhe kulturën e vendit tim.Një fije që ka mbetur gjithmonë e pandryshuar tek unë, thuajse një kordon kërthize që nuk është këputur kurrë. Një dialog që është forcuar gjithmonë ndër vite mes Italisë dhe Shqipërisë, vetëm se mund të më kënaqë dhe të më bëjë krenarë edhe sepse në mua këto dy identitete bashkëjetojnë në mënyrë të natyrshme…me traditat dhe specifikat e tyre. Pothuajse dy shpirtra në një. Ndjehem shqiptar dhe italian në të njëjtën kohë. Dhe e ndjej si një pasurim, një vlerë të shtuar, një pikë force”– u shpreh Kledi Kadiu