Rikthehet tërmeti në Shqipëri! Lëkundjet ndihen edhe në Tiranë, ja sa ishte

8 muaj më parë
Rikthehet tërmeti në Shqipëri! Lëkundjet ndihen edhe në Tiranë, ja sa ishte

Lëkundje tërmeti janë ndjerë në vend pasditen e sotme. Tërmeti ka qenë me magnitudë 3 ballë dhe e ka pasur epiqendrën 8 km larg në drejtimin veri-perëndimor të Kavajës si dhe 19 km larg drejtimit të jugperëndimit të Tiranës.

Qytetarët raportojnë se lëkundjet nuk kanë qenë shumë të forta dhe kanë zgjatur pak. Deri tani nuk ka asnjë njoftim për dëme materiale.

Lëkundjet janë ndjerë dhe në Tiranë, por kanë zgjatur pak dhe nuk kanë qenë shumë të forta. Ata që kanë qenë në lëvizje nuk e kanë ndjerë.

Rikthehet tërmeti në Shqipëri! Lëkundjet ndihen edhe në Tiranë, ja sa ishte

Vetëm fjala tërmet shkakton frikë në Shqipëri kur e dëgjon, dhe tërmete të vogla sado qofshin ato, sërish shkaktojnë frikë te qytetarët sidomos ata në zonat e prekura nga tërmeti i vitit 2019.

Makthi i tërmetit të 26 nëntorit të vitit 2019 nuk ka ikur ende dhe vështirë se mund të harrohet. Ndaj është e kuptueshme që të ngjallë frikë te njerëzit.

Sot e kësaj dite ke akoma njerëz që janë pa shtëpi dhe enden rrugëve, apo të tjerë që presin atë bonusin e famshëm në fund të muajit.