Rina Balaj shtatëzënë?! Ja fotoja që po bën xhiron e rrjetit

1 muaj më parë
Rina Balaj shtatëzënë?! Ja fotoja që po bën xhiron e rrjetit

Mbrëmjen e djeshme këngëtrja Rina Balaj, postoi një video në Instagram teksa po luante me macen e saj të vogël. Katërputroshi i vogël i kishte vënë këmbët tek barku dhe luante aty. Mirëpo, sipas një bestytnie që e njohin thuajse të gjithë shqiptarët, kjo ndodh kur një grua është shtatëzënë.

Një nga fansat i kishte shkruar një mesazh këngëtres ku i shkruan se kur një mace vendos këmnt tek barku nënkupton se je shtatëzënë.

“Në themi se kur një mace e bënë këtë me këmbët e saj në bark do të thotë se je shtatzënë”. Reagimin Rina e ripostoi duke i pyetur ndjekësit se si mendojnë duke shkruar “Ndihmë”.

Rina Balaj shtatëzënë?! Ja fotoja që po bën xhiron e rrjetit

Ndërkohë ajo pyet ndjekësit nëse kjo është e vërtetë. Nuk e dimë nëse Rina thjesht ‘po luan’ paksa me ndjekësit e saj apo me vërtetë do bëhet nënë, por gjithë rrjeti po flet për të.

Po bëhen thuajse katër vite që nga koha kur Rina Balaj dhe reperi Sin Boy nisën romancën e tyre, të cilën s’mundën ta mbanin dot për shumë gjatë të fshehtë nga publiku. Në 2020, kur kishin dy vite bashkë, ata konfirmuan se janë në një lidhje.

Këngëtarja e njohur, e cila u bë famshme dhe u prezantua në industrinë e muzikës si një repere ka qenë gjithashtu shumë e komentuar për lidhjen e saj me këngëtarin. Tanimë, ata prej disa vitesh bashkëjetojnë së bashku dhe janë një ndër çiftet më simpatik të showbiz-it.