Mbrëmë, Anglia e Gareth Southgate pësoi 3 gola të tjerë në Ligën e Kombeve, gjatë asaj që ishte testi i fundit i madh kundër Gjermanisë para Kupës së Botës në Katar 2022. Treshja e mbrojtjes e zgjedhur nga trajneri e përbërë nga Stones (5, 5), Dier (5 ) dhe Maguire (4) zhgënjyen edhe një herë pritshmëritë, prandaj në shtëpi zemrat kanë filluar të nxehen mjaft.
Një kritikë e madhe ndaj trajnerit Southgate erdhi nga një legjendë e futbollit anglez: ish-mbrojtësi i Manchester United dhe tani komentatori Rio Ferdinand komentoi zgjedhjet në podcast-in e tij Vibe With Five.
“Si ka mundësi që Trent Alexander-Arnold nuk është në skuadrën e Anglisë? Çfarë po ndodh? Nuk e duroj dot një gjë të tillë, nuk arrij ta kuptoj si nuk e ka mare. Pse nuk është as ndër të thirrurit? Këto janë pyetjet që duhen bërë.
Nuk mund ta besoj që Tomori, dikush që ka fituar Serinë A dhe që luan shumë mirë dhe si protagonist në Milano, nuk mund t’i afrohet as thirrjes. Nuk them titullar: ai nuk thirret as për ndeshjen!
Anglia nuk ka kaq shumë qendermbrojtes për të zgjedhur: jepuni atyre një shans dhe shikoni se si do të shkojnë. Duket se Southgate tashmë e di se kë të mare në Katar, ai tashmë e di se me kë të luajë dhe kë ka vendosur të përjashtojë…”.