Ditën e djeshm aktorja e njour Rita Lati ka festuar ditëlindjen e saj dhe nëkëtë ditë të veçantë nuk kishte si të mungoi urimi nga drita e syve të saj Roza Lati.
Aktorja mbushi 62 vjeçe, e si gjithmonë ajo vijon të jetëpo aq energjike sikur të ishte 25. E kështu e ka portretizuar edhe e bija Roza, e cila në një postim ka shkruar me shaka:
“Pa shih sa e bukur je mamo! S’ta beson njeri që bën 62 sot! Më fal 25! Gëzuar ditëlindjen bossi!”
“Sot ka ditëlindjen Bossi. Ajo që bën ligjin me prezencë pa fol e le të flas. Që bën ligjin edhe duke qesh e duke bërë humor. E lërë kur është serioze e me nerva. Gëzuar ditëlindjen Mam! Fjalët dhe mirënjohjet t’i kam shkruar çdo ditëlindje e çdo 8 Mars! Sot me 28 Gusht veç po të uroj jetofsh sa më gjatë e vogla ime!”
Rita Lati është një aktore shqiptare, e njohur më shumë në zhanrin e komedisë. Ajo lindi në Vlorë dhe në fillimet e saj u aktivizua në qytetin e saj, pastaj kaloi në Estradën e Tiranës.
E njohur për rolet e saj me aktorin tjetër komik Behar Mera. Bashkë kanë luajtur dhjetëra numra humori.
Pesha e gruas sime (2003)
Parullat – Slogans (2001)
Pas një lajmi (2001)
Një baba tepër (2000)
Borxhliu (1998)
Dashuri ne krisma (1997)
Gjithë fajin e ka paraja (1996)
Pushime në Romë (1995)