Artistja Rira Ora ka bërë sot një postim në InstaStoryn e saj ku ka treguar se cilat janë dy gjërat që atë e inspirojnë më së shumti.
Shumë nga ju mund të kishit menduar ndonjë pasion vajzëror, apo dicka që nuk lidhet aq shumv me politikën, por me sa duket përvec nënës së saj Vera Ora, Rita inspirohet edhe nga politikania Vjosa Osmani.
Përmes fotos së postuar nga vetv ajo me mbishkrimit “Two of my inspirations”, mësohet se dy zonjat kanë mbajtur një takim privat, detajet e të cilit ende nuk dihen.
Rita Ora është një artiste me famë ndërkombëtare, që e ka ngritur imazhin e shqiptarëve kudo në botë. Përmes talentit të saj dhe punës së palodhur ka treguar se shqiptarët jo vetëm që kanë vlera, por edhe arrijnë t depërtojnë dhe të gjejnë veten kudo në botë.
Prej vitesh tashmë Rita njihet për talentin e saj dhe ka shumë fansa nga e gjithë bota, por asnjhëherë nuk e ka harruar atdheun e saj Kosovën (e as Shqipërinë), por vazhdimisht ka treguar suport përmes daljeve të saj publike, por edhe përmes rrjeteve sociale, sic e tregoi më së mir edhe me postimin e sotëm.
Pervec Rita Orës vendi jonë ka edhe shumë talentë të tjerë si Dua Lipa, e cila vazhdimisht është shumë prezente në Shqipëri edhe në Kosovë, ku së fundmi së bashku me babin e saj janë angazhuar në një projekt madhor sic është ‘Sunny Hill’.