Një prej gardianëve mbretëor ka humbur ndjenjat teksa ishte duke qëndruar para arkivolit të mbretëreshës Elisabeth, që prehet brenda sallës Westminster në homazhet që po ndodhin në Angli.
Pamjet, të shpërndara në rrjetet sociale, tregojnë se roja me uniformë humb ndjenjat dhe përplaset në tokë. Janë dy roje të tjerë që vrapojnë për t’i dhënë ndihmën e parë.
Arkivoli i monarkes u transportua në një karrocë armësh përmes Londrës, ndërsa dhjetëra mijëra qytetarë ishin rreshtuar në të dy krahët e rrugës dhe i bënë nderimet e tyre.
Arkivoli i Mbretëreshës tani do të pushojë nga ora 17:00 e së mërkurës, 14 shtator deri në orën 6:30 të mëngjesit të së hënës më 19 shtator, ditën e funeralit dhe aty shumë njerëz po shfaqin emocionet e tyre. .
Zyrtarët presin që deri në 750,000 njerëz do të shohin arkivolin e mbretëreshës së ndjerë. Ajo ishte një figurë shumë e dashur nga të gjithë shtetasit në Mbretërinë e Bashkuar.
Mbretëresha Elisabetha II u zëvendësua në fron nga Charles, i biri i saj. Një person që nuk ka aspak simpatinë e mbretëreshës për shkak të arrogancës së tij, por dhe jetës të paqëndrueshme që ka pasur.
JUST IN: Guard collapses while Queen Elizabeth II lies in state pic.twitter.com/gEMrYN0NSC
— BNO News (@BNONews) September 14, 2022