Romanca e Johnny Depp me avokaten e tij perfundon

5 muaj më parë
Romanca e Johnny Depp me avokaten e tij perfundon

Johnny Depp dhe Joelle Rich, avokatja që e përfaqësoi në gjyqin për shpifje në Mbretërinë e Bashkuar, nuk po dalin më me njëri-tjetrin. Lajmi se ata janë ndarë vjen vetëm pak muaj pasi mediat e huaja raportuan se mes tyre kishte nisur një romancë.

Rich ishte në ekipin ligjor të Depp-it gjatë çështjes së tij për shpifje kundër The Sun, të cilën ai e humbi në nëntor 2020. Ai paditi gazetën në Mbretërinë e Bashkuar që e quajti atë dhunues të gruas së tij, Amber Heard por gjykata mbështeti pretendimet e gazetës britanike si “thelbësisht të vërteta”.

Rich nuk ishte pjesë e ekipit ligjor të tij gjatë gjyqit që u mbajt në SHBA kundër ish-gruas së tij. Ndërsa ajo nuk e përfaqësoi zyrtarisht aktorin gjatë gjyqit, Rich ishte e pranishme për të treguar mbështetje në sallën e gjyqit. Ajo u fotografua disa herë me Depp gjatë kohës që mbahej gjyqi.