Rozana Radi në pritje të një fëmije? Këngëtarja jep përgjigjen epike, ‘fut në lojë’ dhe gj*ksin

7 muaj më parë
Rozana Radi në pritje të një fëmije? Këngëtarja jep përgjigjen epike, ‘fut në lojë’ dhe gj*ksin

Rozana Radi ësht një ndër artistet më të veçanta të skenës, e cila edhe pse vitet kalojnë ajo është mjaft IN si në tregun muzikor, por tash,ë edhe në skenën e teatrit.

Mes angazhimeve të shumta që ajo ka çdo ditë, asnjëherë nuk harron të bisedojë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale.

Së fundmi ajo ka bërë një ask/pyetësor me fansat e saj në Instagram, kur papritur i erdhi një mesazh. Ndjekësi aludonte se Rozana është shtatëzënë.

Pyetja: Je shtatzan
Përgjigjia epike: Po, në gjoks.

Rozana ka reaguar edhe për operacionet plastike te personazhet VIP.
“Një aktore në profesion nuk duhet të përdorë Botox për mendimin tim, sepse i ikën mimika dhe do ishte e vdekur në portret kur interpreton. Nëse ngrej vetullat efekti është ky në foto”, theksoi ajo.

“Nëse dua të bëj diçka në fytyrë nuk pyes asnjë. Unë kam qenë nga të parat që kam bërë ndërhyrje në trup dhe e kam thënë. Për ato gratë që komentojnë ndaj vajzave të showbizit dhe jo vetëm ‘Si jeni fryrë ashtu , pse zhvisheni’. Lëreni vajzat të bëjnë ça të duan se kanë jetën e tyre. Çfarë ju intereson juve se çfarë bëjnë. Ato kanë familjet e veta që kujdesen për to.

Duan të vishen, duan të rregullohen, duan të mbahen. Na keni çmendur, sa më shumë ju respektojmë aq më keq është. E keqja grave u vjen nga vetë gratë.Nuk dua që asnjë vajzë apo grua të shahet në statusin tim. Më gjeni një njeri pa gabime dhe le të vijë të më gjykojë”, theksoi Rozana.