Gjatë ditës së djeshme, në Amerikë çmimi i naftës ra nën 80 dollarë për fuçi duke shënuar uljen më të madhe që nga janari. E duke qenë se në SHBA ku rrogat janë shumë më të larta krahasuar me rrogat që kanë shqiptarët, çmimi i naftës është ulur ndjeshëm, në vendin tonë, Bordi i Transparencës ka publikuar çmimet e reja për karburantet në Shqipëri duke ua rritur qytetarëve çmimin e naftës.

Vendimi i fundit i Bordit tregon se vazhdon të rëndojë shqiptarët, pasi këta të fundit do ta blejnë naftën me 223 lekë/litri.
Më shtrenjtë krahasuar me tregjet ndërkombëtare që po ulin çmimin e karburanteve çdo ditë e më shumë. Bordi në Shqipëri gjithashtu ka vendosur që benzina të shitet me 194 lekë për litër ndërsa gazi me 78 lekë.
Njoftimi i Bordit: Vendimet e Bordit të Transparencës në datë 24 Shtator 2022, janë si rezultat i levizjes së çmimeve në bursën Platts Mediteran.
Ndërsa për benzinen është ulur bursa me 26$/ton, por është rritur kursi i këmbimit të dollarin me 3 lekë. Pra për benzinë ulja e bursës kompensohet me rritjen e kursit prandaj nuk ka levizje çmimi.
Si rrjedhojë çmimet e vendosura janë :
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 223 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 211 lekë/litër. Lexoni lajmërimin e plotë në faqen zyrtare të Bordit.