Rrjetet sociale e kryqëzojnë, gazetari milanist nuk harron dhe ia thotë: “Do përfundosh si Balotelli”

8 muaj më parë
Rrjetet sociale e kryqëzojnë, gazetari milanist nuk harron dhe ia thotë: “Do përfundosh si Balotelli”

Pas gabimeve te Donnarumma-s, duket se ne rrjetet sociale tifozeria e Milani po feston dhe lumturohet. Ne shumicen e komenteve gjejme fjali te perseritura te tipit “ky do te jete fundi yt, mosmirenjohes”… Praktikisht, duket sikur eshte hequr nje peshe e madhe dhe nje rrezik qe mund te kanosej nese do te kishte rinovuar me 8 mln euro.

Mike Maignan ka blinduar porten e Milanit per shume vite dhe duket se Donnarumma eshte nje kujtim. Ai dje pati nje sjellje totalisht fyese ndaj gazetares qe e pyeste per nje gabim te perseritur me kembe.

Gafa qe ia kemi pare edhe te Milani por qe normalisht kemi mbyllur syte dhe veshet per te dale ne mbrojtje te tij. Por, Franco Ordine, qe dikur ka shkruar shume per te, sot ia thote troc ne sy…

Gazetari i il Giornale, Franco Ordine në Twitter sulmon direkt Gigio Donnarumma. “Kush habitet nga performanca e dobët e Donnarumma-s, injoron disa fakte sepse mbase nuk i pelqejne ose nuk deshiron t’i shohe…

E gjitha vjen sepse supozohet të jete numër 1 në botë, por varet nga numri i vogël i ndeshjeve të luajtura, ka shtuar disa kilogramë më tepër, nuk ka bërë asje permiresim me këmbët e tij. Ai do të përfundojë si Balotelli nen skuderine e familjes Raiola.

Edhe Fabio Ravezzani në Twitter i tërheq veshët: “Donnarumma doli bosh edhe pas ndeshjes. Kolegia e Rai (shumë e mirë, emri nuk më kujtohet) i thotë se nuk është hera e parë që gabon me këmbët dhe ofendohet: Kur kam gabuar? Me Realin? Por të lutem… Ai që nuk i pranon kufijtë e tij, nuk do t’i kalojë kurrë ato”