Rudi Vata e thotë troç: Shqipëria nuk menaxhon dot lojtarë si Armando Broja

4 muaj më parë
Rudi Vata e thotë troç: Shqipëria nuk menaxhon dot lojtarë si Armando Broja

Ish-futbollisti i kombëtares, Rudi Vata deklaroi se ekipi kombëtar, nuk i ka kapacitetet njerëzore për të menaxhuar një fenomen si Armando Broja. Në një intervistë për Euronews Albania, Vata tha se Broja nuk mund të trajtohet si amator në Shqipëri.

“Ne te ekipi kombëtar, nuk i kemi kapacitetet e njerëzve për ta menaxhuar një fenomen si Broja. Çelsi i ka, Shqipëria nuk i ka kapacitetet.

A ka kapacitete Shqipëria për të kuptuar sesi funksionon dhe si mund të menaxhohet një situatë si Broja? Sigurisht që i ka, por sot nuk i ka. Nëse mendojnë që Broja mund të trajtohet si amator, e kanë gabim.

Duhet të punësohen njerëz që kuptojnë si funksionojnë etapat e zhvillimit të futbollistëve, sepse çdo futbollist ka etapën e zhvillimit. Këto janë çështje specifike, duhet punuar shumë”, theksoi ai.

Ish-futbollisti i kombëtares, Rudi Vata, nder te tjera shprehet se do të ishte krenar nëse djali i tij do të luante në ekipin e kombëtares.

“Ai nuk është ende gati me luajtur me ekipin e kombëtares. Nuk më është bërë kurrë një kërkesë, por unë mendoj se Shqipëria ka shumë talente. Shqipëria nuk mund të bëhet një skuadër e fortë sepse djali im erdhi te ekipi kombëtar. Sigurisht që kam dëshirë që djali im të përfaqësoj vendin tim. Kam nevojë me pa që vendi im zgjedh vendin e duhur”- tha Vata.