Rudina Hajdari flet për herë të parë për divorcin

2 javë më parë
Rudina Hajdari flet për herë të parë për divorcin

Rudina Hajdarit është një nga politikanet e reja dhe të dashura për publikun. Ajo ka qënë në fokus të mediave rreth mardhënies së saj me bashkëshortin.

Ajo është pyetur së fundmi në lidhje me bashkëshortin që a janë ata bashkë?

Hajdari është shprehur se:“Unë jam shprehur vetë. E kam thënë vetë që kam patur vështirësi në këtë marrëdhënie. Nuk ka asgjë të keqe të flasësh hapur. Ne kemi patur fatin dhe priviliegjin që njihemi për kaq shumë kohë me njëri-tjetrin dhe kemi një respekt të jashtëzakonshëm për njëri-tjetrin në thelb dhe për familjet tona dhe e gëzojmë këtë respekt të jashtëzakonshëm. Ja kemi transmetuar edhe gocës këtë respekt. Ruajmë një marrëdhënie shumë shumë shumë të mirë. Dhe jam me fat”, u shpreh ajo në “D-Night”.

Rudina Hajdari dhe Muçjo Demiraj kanë jetuar për shumë vite në SHBA, ku ish-deputetja ka kryer edhe studimet. Ajo la jetën në Amerikë, për të vijuar misionin që la pas i ati, Azem Hajdari në politikën shqiptare.Çifti janë prindër të një vajze 7-vjeçare, Sihanës.