Rudina Hajdari nga deputete përfundon në… kameriere në Velipojë

8 muaj më parë
Rudina Hajdari nga deputete përfundon në… kameriere në Velipojë

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Rudina Hajdari, me anë të disa postimeve në Story në Facebook, ka ndarë me ndjekësit disa foto ku duket e veshur si kameriere.

Në një nga fotot Hajdari pyet ndjekësit nëse i shkon një profesion i tillë. E ka pyetje me humor, patjetër, sepse me shkollimin e saj ajo nuk ka nevojë të punojë si kameriere.

“Një kujtim nga dita e punës si kameriere. Si ju duket? Më shkon?”, ka shkruar ajo, teksa ka zbuluar lokacionin e barit ku edhe janë bërë fotot, në Velipojë.

Në një tjetër foto, Hajdari është shfaqur edhe me aktoren Rudina Drembacaj të cilën e ka konsideruar edhe si klientes e saj të preferuar, me të cilën “qan hallet” në lidhje me çmimet e larta.

“Duke qarë hallet e çmimeve të rritura”, shkruan Rudina Hajdari më tej. Duket se bashkë kanë filmuar ndonjë gjë për emisionin e Rudina Hajdarit, e cila ka vite që ka sukses me daljet e saj televizive.

Rudina Hajdari e nisi fillimisht si deputete e PD-së, më pas doli nga rrethi i partisë dhe zgjodhi të përfaqësonte Nismën Thurje në zgjedhjet e 25 prillit në Elbasan. Sigurisht, dështoi.

Rudina Hajdari nga deputete përfundon në… kameriere në Velipojë