Rusët janë të sigurt: Do fitojmë, sepse bota do vuajë nga zija e bukës

8 muaj më parë
Rusët janë të sigurt: Do fitojmë, sepse bota do vuajë nga zija e bukës

Kryeredaktorja e lajmeve në një media ruse ka folur për krizën globale të ushqimeve të shkaktuar nga bllokada e grurit të Moskës. Margarita Simonyan, kryeredaktore e kanalit të lajmeve në Rusi RT, foli gjatë Forumit Ekonomik Ndërkombëtar të Shën Petersburgut (SPIEF), sipas mediave të huaja.

Ajo tha se kishte dëgjuar disa rusë të thoshin: “E gjithë shpresa jonë është te zia e bukës”. “Ja çfarë do të thotë,” tha ajo. “Do të thotë se zia e bukës do të fillojë tani dhe ata do të heqin sanksionet ndaj nesh dhe ato vende do të rifillojnë bashkëpunimin me ne, sepse do ta kuptojnë se është diçka e tillë është e nevojshme”.

Më shumë se 20 milionë tonë drithë janë bllokuar brenda Ukrainës, pasi Rusia bllokoi portet e vendit në Detin e Zi. Çmimet globale të ushqimeve po rriten si rezultat i pushtimit rus.

Eshtë rritur droja se mungesat mund të shkaktojnë një zi buke globale dhe të përkeqësojnë krizën e urisë në Jemen dhe Etiopi.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e quajti Afrikën “një peng” të pushtimit, ndërsa shefi i politikës së jashtme të BE-së Josep Borrell këtë javë e quajti bllokadën ruse “një kr.im të vërtetë lufte”.

Organizata e Kombeve të Bashkuara po përpiqet të ndërmjetësojë një marrëveshje midis Ukrainës, Rusisë dhe Turqisë për të nxjerrë drithërat nga vendi, por nuk ka arritur të bëjë shumë përparim deri më tani. Presidenti i SHBA-së Joe Biden ka propozuar një plan për të eksportuar grurë me hekurudhë, me kapanone të përkohshme të ndërtuara përgjatë kufirit europian të Ukrainës – përfshirë Poloninë.